Pije freskuese nga Mali i Zi: Arrestohet transportuesi, nën hetim dy zyrtarë dogane

Shkodër – Goditet një rast kontrabande në aksin “Shkodër–Muriqan”, arrestohet 46-vjeçari; procedohen penalisht 2 doganierë

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër ka finalizuar një operacion kundër kontrabandës së mallrave, duke sekuestruar produkte me vlerë rreth 5000 euro dhe duke vënë në pranga një 46-vjeçar.

Në bazë të informacioneve operative, shërbimet e DVKM Shkodër ndaluan në aksin rrugor “Shkodër–Muriqan” automjetin që drejtohej nga shtetasi F. L., 46 vjeç, i cili po transportonte mallra të dyshuara të kontrabanduara nga Mali i Zi. Gjatë kontrollit u gjetën 352 kuti (8.448 kanaçe) pije freskuese, të futura në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar.

Në vijim të hetimeve:

  • u arrestua në flagrancë shtetasi F. L., për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”;
  • u proceduan penalisht për “Shpërdorim detyre” dy doganierë të PKK Muriqan, shtetasit I. K., 32 vjeç, dhe G. K., 53 vjeç, të cilët dyshohet se kanë lejuar kalimin e mallrave të kontrabanduara.

Automjeti dhe mallrat u sekuestruan si prova materiale.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Home » Kronike » Pije freskuese nga Mali i Zi: Arrestohet transportuesi, nën hetim dy zyrtarë dogane

Lajme te tjera

error: Content is protected !!