Këshilli Bashkiak ka vlerësuar kontributin 50-vjeçar të ekspertit të ekonomisë dhe financave, i cili ka shërbyer si specialist dhe drejtues në institucione vendore, rajonale dhe në administratën qendrore.
Në motivacionin e titullit “Qytetar Nderi”, Rakaj cilësohet si “përçues i traditave dhe vlerave më të mira malsore e intelektuale, duke lartësuar gjithmonë trevën e Malësisë së Madhe.”
Kryetari i Bashkisë, Tonin Marinaj, u shpreh se nderimi i personaliteteve që kanë lënë gjurmë në fusha të ndryshme është një detyrim institucional dhe moral, ashtu si në rastin e zotit Rakaj.
I emocionuar, Gjergj Rakaj tha se ndihet krenar për trevën që i përket dhe premtoi se do të vijojë të kontribuojë si ekspert, së bashku me specialistë të tjerë të zonës, në hartimin e projekteve për zhvillimin e qëndrueshëm të Malësisë së Madhe.


