Tirana do të mirëpresë Growth Plan “Our pathway to EU”, ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, do të ndajnë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.
Samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe është planifikuar të nisë në orën 09:30. Pas 30 minutash kryeministri Edi Rama së bashku me komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, do të mbajnë fjalën hapëse për të vijuar më pas me punimet e samitit.
Samiti do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët mes Edi Ramës dhe Marta Kos.


