Sipas raportimeve të strukturave situata paraqitet si më poshtë vijon:
1 Bashkia Shkodër ,
* Vazhdon puna në segmentin Nderlysaj – Breg Lumi, ku aktualisht po ndërhyhet nga forcat e Batalionit të Xhenios me një fadromë, si dhe me dy mjete të tjera të bashkisë, konkretisht dy eskavatorë.
* Për shkak të volumit të madh të inerteve dhe madhësisë së konsiderueshme të gurëve, ndërhyrja me burime njerëzore në terren është e pamundur, duke kërkuar përdorimin e mjeteve të rënda për zhbllokimin dhe pastrimin e zonës.
2 Bashkia Fushë-Arrëz ,
* Situata paraqitet më problematike në Njësinë Administrative Qafë Mali, ku janë evidentuar
dëmtime të segmenteve rrugore rurale si pasojë e shkarjeve të dherave dhe rënies së gurëve.
* Situata ka krijuar vështirësi në qarkullim automjeteve për shkak të prezencës se inerteve në rrugë.
3 Bashkia Malësi e Madhe,
* Është konstatuar rritje e prurjeve të përroit të Thatë.
4.Bashkia Pukë dhe Vau -Dejës
*Situata paraqitet e qete dhe pa probleme .


