Edmon Ndou: Krenari për Alfabetin dhe Identitetin Tonë Kombëtar

Në kuadër të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, pata nderin të jem pjesëmarrës në simpoziumin shkencor të organizuar nga Fakulteti i Shkencave Shoqërore dhe Qendra e Studimeve Albanologjike në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Ky aktivitet i dedikuar Kongresit të Manastirit, theksoi rolin kyç të alfabetit shqiptar në unifikimin e gjuhës dhe identitetit tonë kombëtar.

Ky është një moment i rëndësishëm për të rishikuar rrugëtimin e gjuhës shqipe dhe ndikimin e saj në formësimin e identitetit tonë kombëtar.

Në këtë ngjarje të shënuar, ishin të pranishëm personalitete të rëndësishme, Presidenti i Republikës, Z. Bajram Begaj, Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Z. Nikoll Camaj, si dhe autoritete qendrore, vendore si dhe personalitete të shquara të fushës akademike dhe kulturore.

Gëzuar Ditën e Alfabetit dhe urime për të gjithë ata që kontribuojnë në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës sonë! 🇦🇱

Home » Kulturë & Art » Edmon Ndou: Krenari për Alfabetin dhe Identitetin Tonë Kombëtar

Lajme te tjera

error: Content is protected !!