“Ditët e Mjedës” në Kukël. Edicioni i 20-të përkujton rilindasin Ndre Mjeda


Në Qendrën Muzeore të Kuklit, aty ku Ndre Mjeda kaloi një pjesë të rëndësishme të jetës së tij, u zhvillua edicioni i 20-të i aktivitetit tradicional “Ditët e Mjedës”, në nderim të 159-vjetorit të lindjes së poetit, gjuhëtarit dhe rilindasit të shquar.

Përgjegjësi i Qendrës Muzeore “Ndre Mjeda”, Dom Nikë Ukgjini, theksoi se figura të tilla janë simbol i atdhedashurisë dhe identitetit tonë kombëtar.

Studiuesi Frano Kulli solli në vëmendje dimensionet e shumanshme të figurës së Mjedës, duke nënvizuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm në letërsi, gjuhësi dhe kulturë.

Ndërsa Rektori i Universitetit të Shkodrës, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, ndau lajmin e rëndësishëm për nisjen e një bashkëpunimi të ri me Akademinë e Jezuitëve në Krakov të Polonisë, një hap që pritet të thellojë studimet dhe bashkëpunimet shkencore.

Veprimtaria, e organizuar nga Bashkia Vau Dejës në bashkëpunim me Qendrën Muzeore “Ndre Mjeda”, Universitetin “Luigj Gurakuqi” dhe DRTK Shkodër, u pasurua me interpretime nga krijimtaria e poetit si edhe me tinguj muzikorë, duke krijuar një atmosferë të veçantë dhe mbresëlënëse për të pranishmit.


Home » Kulturë & Art » “Ditët e Mjedës” në Kukël. Edicioni i 20-të përkujton rilindasin Ndre Mjeda

Lajme te tjera

error: Content is protected !!