Shiroka nuk ndalet, siguron fitoren e gjashtë radhazi


KF Shiroka po kalon një formë fantastike në Kategorinë e Dytë, duke regjistruar sot fitoren e gjashtë radhazi. Skuadra shkodrane triumfoi në transfertë ndaj Erzenit të Shijakut me rezultatin minimal 0–1, në një sfidë të vështirë dhe me rëndësi të madhe për renditjen.

Kapiteni Arsen Vucaj ishte njeriu i ndeshjes, duke shënuar golin vendimtar në minutën e 50-të, një goditje që i dha Shirokës tre pikë të arta dhe konfirmoi momentin pozitiv që po kalon ekipi.

Me këtë sukses, Shiroka ngjitet në kuotën e 18 pikëve dhe merr përkohësisht kryesimin e tabelës, ndërsa pret rezultatin e sfidës së Besëlidhjes për të mësuar nëse do ta mbyllë javën në vendin e parë.

Forma e shkëlqyer dhe rezultatet pozitive tregojnë ambicien e klubit për këtë sezon, të mbështetur nga puna e rregullt e presidencës dhe stafit teknik. Në fundjavë, skuadra do të rikthehet para tifozëve të saj për të sfiduar Gramshin, me synimin për të zgjatur serinë fituese dhe për të konsoliduar pozitat në krye të renditjes.


Home » Sport » Shiroka nuk ndalet, siguron fitoren e gjashtë radhazi

Lajme te tjera

error: Content is protected !!