Fushata ‘16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore’ deri në 10 dhjetori ditës së të drejtave të njeriut

Në Shqipëri, 41% e vajzave dhe grave të moshës 18-24 vjeç kanë përjetuar të paktën një nga format e dhunës digjitale të ushtruar përmes teknologjisë, thonë të dhënat e organizatës së OKB, UN Uomen.

Këtë 25 nëntor në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave në Shqipëri, prezenca e OKB-së dhe OSBE-së në Tiranë, diplomatë, drejtues të institucioneve, organizatave të ndërkombëtare dhe shoqëri civile, hapën fushatën ‘16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore’. Në vëmendje të fushatës globale është kërcënimi në rritje i dhunës digjitale ndaj vajzave dhe grave.

OKB thonë se dhuna me bazë gjinore në internet ose jashtë tij mbetet një nga sfidat më urgjente të Shqipërisë në fushën e drejtave të njeriut. Më shumë se një ndër dy gra dhe vajza në vend kanë përjetuar një ose më shumë forma të dhunës gjatë jetës së tyre. Në periudhën nga 2021 deri në 2024, 27 gra janë vrarë nga partneri intim ose nga një anëtar i familjes. Gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti, 2,881 gra kanë raportuar dhunë, ndërsa mbi 3,650 gra kanë kërkuar ndihmë nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza.

Të pranishme në këtë aktivitet, Ministrja e Brendshme Albana Koçiu dhe ajo e Shëndetësisë Evis Sala pranojnë se parandalimi kërkon politika më të qarta dhe institucione të fuqishme, duke nënvizuar se ndryshimet në Kodin e ri penal forcojnë mbrojtjen e grave dhe vajzave.

Fushata ‘16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore’ deri në 10 dhjetori ditës së të drejtave të njeriut, do të sjellë në të gjithë vendin aktivitete edukative, në sensibilizim kundër dhunës. Në Fier u zhvillua një marshim sensibilizues nga punonjës të Bashkisë, Policisë së Shtetit dhe shoqata ku u veçua nevoja e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional kundër dhunës ndaj grave dhe mbrojtjes së viktimave.

Home » Aktualitet » Fushata ‘16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore’ deri në 10 dhjetori ditës së të drejtave të njeriut

Lajme te tjera

error: Content is protected !!