EMRI/ Shkoder, policia arreston ne flagrance 40 vjecarin me arme e droge

Shkodër – Operacioni “Blic”: arrestohet 40-vjeçari për armëmbajtje pa leje, procedohet penalisht një 16-vjeçar për narkotikë

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Blic” në qytetin e Shkodrës.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në lagjen “Liria”, policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, si dhe një sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis.

Si rezultat i operacionit, është vënë në pranga shtetasi Melaim Kapidanja, 40 vjeç, i dyshuar për posedim të armës së zjarrit. Po ashtu, është proceduar penalisht një 16-vjeçar, pasi gjatë kontrollit iu gjet lënda narkotike.

Policia e Shkodrës bën të ditur se kontrollet intensive do të vijojnë me qëllim evidentimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie që cenon rendin dhe sigurinë publike.

Home » Kronike » EMRI/ Shkoder, policia arreston ne flagrance 40 vjecarin me arme e droge

Lajme te tjera

error: Content is protected !!