DRAMA TEATRORE “NINULLA E ZGJIMIT”

Në Shkodër është shfaqur mbrëmjen e kaluar shfaqja teatrore “Ninulla e Zgjimit”, një aktivitet i organizuar nga Qendra e Gruas “Hapa të Lehtë”, në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore.

Shfaqja, ku ishte e pranishme edhe aktorja e njohur Ema Andrea, është e frymëzuar nga drama e shkurtër e autorit Revelly Robinson dhe sjell në vëmendje historitë e heshtura të grave, duke përdorur artin si mjet reflektimi dhe ndërgjegjësimi shoqëror.

Numri 2 i Bashkisë Shkodër, Teuta Qyteza , u ndal tek rëndësia e denoncimit si çelësi i suksesit

Të ftuarit, përmes emocioneve, ndoqën një performancë që synon të nxisë diskutim për fenomenin e dhunës me bazë gjinore, i cili mbetet një problem i pranishëm edhe në komunitetin lokal.

Çdo aktivitet përgjatë këtyre ditëve është një hap drejt ndërgjegjësimit dhe forcimit të zërit të grave në shoqëri.

Home » Kulturë & Art » DRAMA TEATRORE “NINULLA E ZGJIMIT”

Lajme te tjera

error: Content is protected !!