Në 81-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, ka përcjellë një mesazh përkujtimor me rastin e kësaj dite historike për vendin. Ndou u shpreh se 29 Nëntori mbetet një simbol i sakrificës dhe heroizmit të popullit shqiptar, duke nderuar kujtimin e të gjithë atyre që luftuan për lirinë.
“Në 81-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, nderojmë kujtimin e dëshmorëve dhe të gjithë atyre që luftuan për të sjellë lirinë që gëzojmë sot. Dita e 29 Nëntorit është një kujtim i lavdisë dhe forcës së popullit shqiptar. Le të kujtojmë çdo moment të asaj periudhe dhe të ruajmë me krenari dhe respekt këtë histori të shenjtë. Lavdi dëshmorëve të atdheut”, shprehet Ndou në mesazhin e tij.
Kryetari i qarkut theksoi rëndësinë e ruajtjes së vlerave historike dhe edukimit të brezave të rinj me respekt ndaj sakrificave që sollën lirinë dhe pavarësinë e vendit.





