Arrestohet i riu nga Puka. Transportonte me varke ne Koman, eksploziv dhe droge

Tropojë – Arrestohet Leke Pepgjonaj i dyshuar për transport droge dhe eksplozivi drejt Kosovës

Një operacion policor i koduar “Varkëtari” ka çuar në arrestimin e shtetasit Leke Pepgjonaj banues në Pukë, i cili dyshohet se transportonte drejt Kosovës lëndë narkotike dhe eksplozive përmes liqenit.

Sipas Policisë, ai kishte lëvizur me një varkë nga fshati Apripë i Pukës deri në Tropojë, ku kishte parkuar më herët një automjet tip “Volkswagen” për të shmangur kontrollet. L. P. u kap në flagrancë në fshatin Dushaj, teksa po udhëtonte me automjetin ku kishte fshehur materialet e paligjshme.

Gjatë kontrollit, u sekuestruan:

1.2 kilogramë kanabis 405 gram tritol 51 kapsolla detonatore 5 metra fitil zjarrpërcjellës Municion luftarak Një sasi lekësh

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e DVP Kukës, Komisariatit të Tropojës dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas informacioneve operative se materiali i rrezikshëm do të trafikohej në Kosovë.

“Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe homologët e Kosovës vijon puna për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personit që do ta blinte mallin në Kosovë”, njofton policia.

Home » Kronike » Arrestohet i riu nga Puka. Transportonte me varke ne Koman, eksploziv dhe droge

Lajme te tjera

error: Content is protected !!