Deputeti i PD Gjin Gjoni: Ende pa u larguar gjurmët e përmbytjes së fundit, argjinatura e lagunës së Vainit në Lezhë është çarë sërish pranë zonës së Talës, duke rrezikuar përsëri përmbytjen e zonës së Bregut të Matës dhe jo vetëm.
Gjatë takimeve me banorët, me te drejte ata u shprehen te revoltuar, pasi siç e kam theksuar edhe më herët, kjo situatë nuk është fatkeqësi natyrore, por ka ardhur nga faktor njerëzor me bekimin e institucioneve përgjegjëse të Lezhës.
Bllokimi i kanalit natyror që lidh lagunën me detin per interesa te ngushta, ka sjelle kete katastrofe, e cila ka shkaktuar dëme të mëdha per qindra banor në Njësitë Administrative Shënkoll, Zejmen dhe Kolsh.
Në vend të duartrokitjeve dhe propagandës së pushtetit, ka qenë e domosdoshme veprimi i përgjegjshëm dhe monitorimi i vazhdueshëm, që kjo situatë të mos përsëritej sërish.
I bëj thirrje Prokurorisë së Lezhës të hetojë urgjentisht këtë çështje dhe përgjegjësit të perballen me drejtësinë.Banorët meritojnë përgjigje, përgjegjësi dhe zgjidhje afatgjata, jo dështime të njëpasnjëshme. Statusi ne Facebook


