P. CAMILLO LIBARDI MISIONARI QË I DHA SHPIRT MALEVE TË DUKAGJINIT
Nga Prele Milani, studiues
(Ese historiko-letrare)
Në historinë e gjatë të misionarëve françeskanë që kanë lënë gjurmë të thella në tokën shqiptare, figura e P. Camillo Libardi O.F.M. ngrihet me qetësinë solemne të një shtyelle drite mbi terrin e Bjeshkëve të Nemuna. I lindur më 7 dhjetor 1863 në Levico të Trentos, ai do të vinte në Shqipëri më 1888, duke hyrë në hapësirën e egër e të magjishme të Dioqezës së Pultit si një udhëtar i bekuar që kishte zgjedhur të vishte udhën e mundimit e të besës njerëzore, Ai nuk erdhi si pushtues, as si shpëtimtar i vetëshpallur; ai erdhi si njeri që i besoi një misioni më të madh se vetja. Fortësia e karakterit, mprehtësia e mendjes dhe butësia françeskane u bënë tri shtyllat mbi të cilat mbështeti 45 vjet të jetës së tij, mes grykave të humbura të Drinit, poshtë kreshtave që u ngjanin katedraleve prej guri.
FRATI QË ÇANTE TERRIN E MALEVE
Shërbesa e tij, ndër katundet e Shalës, Shoshit, Thethit e Nikajve, nuk ishte thjesht apostullim; ishte udhëtim i përditshëm në zemrën e një bote të zhytur në mjerim gjakmarrje e varfëri të heshtur. Me orë të tëra ecje përtej shtigjeve të rrezikshme, ai mbërrinte në shtëpitë e shpërndara, ku jeta rritej e qante mes errësirës së mungesës së shtetit e të rendit. Ishte pikërisht kjo mungesë që e bënte shqiptarin e atyre anëve të egër në dukje, por në thelb të pastër e të drejtë.Në vitin e tij të parë në Pult, 43 trupa ranë prej gjakmarrjes. Por Libardi nuk u tremb. Ai i mblodhi krerët e fiseve, i uli për tri ditë me radhë dhe më 5 qershor 1890 arriti një marrëveshje besënikësh që siguronte rrugën drejt Fushë Kosovës. Ai solli paqe aty ku pushka ishte bërë ligji i vetëm. Besa e mbajti deri në vitin 1894, dhe kjo mbeti një nga dritoret e para që hapën malësorët drejt pajtimit.
ZËRI I ARSYES NË VITET E KRYENGRITJEVE
Kur flamuri i kryengritjeve shqiptare nisi të valëvitej në veri në vitin 1910 e 1911, kur Shefqet Turgut Pasha përgjakte Malet e Kanunit dhe kur Kral Nikolla luante lojën e dyfishtë mbi shpinën e shqiptarëve, Libardi u bë urë më shumë se meshtar. Ai mblodhi krerët e të dy besimeve më 17 korrik 1911 në kështjellën e Drishtit dhe krijoi marrëveshje të re, që edhe Valiu i Shkodrës e njohu. Ai madje u propozua për Mydyrr të Dukagjinit nga vetë administrata osmane, por ai, i përvujtë si gjithë françeskanët e vërtetë, e refuzoi.Papa Piu X e dekoroi më 1907, por misioni i tij i vërtetë ishte këtu, mes njerëzve që e quanin “frati i maleve”.
MBROJTËS I JETËS NË KOHËN E PAVARËSISË
Me shpalljen e Pavarësisë më 1912, Libardi u caktua drejtor i Kryqit të Kuq Shqiptar në nënprefekturën e Dukagjinit. Në Shosh, më 1926, ai hapi një qendër ambulante misionare, duke sjellë mjekimin e parë të rregullt për një popull që njihte vetëm barërat e malit dhe fatin.
Ai i përjetoi ngjarjet e mëdha të viteve 1910-1930 jo si spektator, por si dëshmitar, si mbështetës i patriotëve: Luigj Gurakuqi, At Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Bajram Curri, Gjoni, Lazër Shantoja, Rexhep Shala, Imzot Bumçi, At Benardin Palaj e të tjerë. Foli troç kush ishin fanatikët që nuk e deshën pavarësinë? Kush ishin çifligaret që ndërruan fletën dhe u bënë padron të ofiqeve të vjetra ne shtetin e ri të lekosur? Kush ishte Ahmet Zogu bajraktari që u bë mbret , kur feudalizmi nuk ekzistonte as kund më në Evropë?
MENDJA QË SHKROI HISTORINË E SHQIPËRISË
Veprat e tij monumentale, të cilat sot kanë rëndësi themelore për historinë e lëvizjeve para-patriotike shqiptare, janë dëshmi e një mendjeje të kthjellët dhe e një shpirti të vëzhguesit të palodhur. Në qendër të tyre qëndron trilogjia historik
1. “Lëvizjet e para patriotike shqiptare 1910–1911–1912, sidomos në Dukagjin”
(I primi moti patriottici albanesi nel 1910–1911–1912: specie nei Dukagini)
2. “Si u bë Ahmet Zogu mbret i Shqipërisë”
(Come si è fatto re d’Albania Ahmet Zogu)
3. “Misionari shqiptar në fushën e betejës”
(Il missionario albanese sul campo di battaglia)
— vepër kushtuar P. Alberto Cracchi-t.
4. “Pylli i dokumenteve që i përkasin Shqipërisë” (vëllimet I–III)
(Sylva documentorum et Albaniam pertinentium)
— dorëshkrimet e famshme, fatkeqësisht të humbura.
. Ai ishte një kritik i rreptë i intrigave dhe lëvizjeve të dyzuara politike, por njëkohësisht një mik i sinqertë i këtij populli, që nuk u dorëzua kurrë para të huajve por fatkeqësisht përfshirë në gjakmarrje dhe grindje pa fund. Falë ndërhyrjes së Libardit dhe mbledhjes së krerëve të fiseve, u arrit më 5 qershor 1890 një marrëveshje që ruante sigurinë e rrugëve dhe u mbajt në fuqi deri në vitin 1894. P. Libardi ndoqi me sy gjithë zhvillimet e mëtejshme të kryengritjeve dhe lëvizjeve patriotike (1910–1912), duke përfshirë edhe ofensivën e Shefqet Turgut Pashës mbi Malësinë e Madhe, Dukagjinin dhe Mirditën. Ai arriti marrëveshje të rëndësishme ndërbesimore dhe e refuzoi me përulësi ofertën osmane për zyrë dhe dekorim, duke qëndruar gjithmonë pranë popullit dhe parimeve të tij.
MBYLLJA E UDHËS
Pas kryengritjes ë Dukagjinit dhe represionit të Zogut, më këshillën e Propagandës Fide, ai la Shqipërinë më 1932. I urtë, i lodhur, i lidhur me këtë vend si me plagën e vet, u kthye në Trento, ku më 1943 mbylli sytë në qetësinë e një infermierie, larg maleve që ia kishin ngritur shpirtin dhe ia kishin ndryshuar jetën.
P. Camillo Libardi nuk ishte thjesht misionar. Ai ishte: pajtues gjakrash, mjek shpirtrash, historian i ditëve të përgjakura të Shqipërisë, dëshmitar i Pavarësisë, mbrojtës i jetës dhe i kulturës,hulumtues i ethshëm i dokumenteve të harruara, dhe mbi të gjitha, mik i shqiptarëve, në kohën kur pak kush dinte për të na kuptuar. Në kujtesën e Dukagjinit, emri i tij mbetet si një shenjë e dritës që u shua larg, por që vazhdon të ndriçojë si një qiri i palodhshëm i një epoke që na formoi si komb.
As një i huaj për gjate çerekut të pare të shekullit të XX nuk shkroi dhe la pas një pasuri historike të tillë për Dukagjin sa Kamilo Libardi te cilin, pak njohim dhe nuk e kemi vlerësuar me as një shenje mirënjohje. Por tani që kemi filluar ta njohim i trembemi dritës së vërtetësisë së tij. Rreptësia dhe drejtësia e tij nuk na pëlqen ne , as historianëve shërbëtor te politikave


