Malësi e Madhe – Aksident në dalje të Koplikut, katër të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 15:10, në dalje të qytetit të Koplikut, në Malësi të Madhe. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, njëri i drejtuar nga shtetasi N. G., dhe tjetri nga shtetasja E. L.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve si edhe dy pasagjerë, shtetasit L. S. dhe R. S. Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe shkaqet që çuan në përplasjen mes dy mjeteve.

Home » Kronike » Malësi e Madhe – Aksident në dalje të Koplikut, katër të plagosur

Lajme te tjera

error: Content is protected !!