Universiteti “Luigj Gurakuqi” përkujton 100-vjetorin e vrasjes së atdhetarit me ekspozitë dokumentesh të rralla

Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër shënoi 100-vjetorin e vrasjes së personalitetit të shquar të kombit, Luigj Gurakuqi, me një aktivitet të posaçëm përkujtimor. Në kuadër të këtij përvjetori, u hap një ekspozitë me dokumente të pabotuara më parë, të cilat janë sjellë nga arkivat kroate nga studiuesi Skënder Asani.

Ekspozita paraqet materiale historike me vlerë të veçantë, që hedhin dritë mbi jetën, veprimtarinë dhe rrethanat politike të kohës së Gurakuqit. Organizatorët theksuan se dokumentet e ekspozuara ofrojnë një kontribut të rëndësishëm për hulumtimet akademike dhe për njohjen më të thellë të figurës së një prej arkitektëve të shtetformimit shqiptar.

Home » HISTORI » Universiteti “Luigj Gurakuqi” përkujton 100-vjetorin e vrasjes së atdhetarit me ekspozitë dokumentesh të rralla

Lajme te tjera

error: Content is protected !!