Qindra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e sotme në sheshin qendror të Lezhës për të ndjekur ceremoninë festive të ndezjes së dritave të pemës së Vitit të Ri. Nën ritmet e bandës frymore të qytetit fëmijë të shumtë parakaluan drejt qendres së festës, ndërsa për të pranishmit ishte organizuar edhe një aktivitet artistik me këngë dhe valle.
Momenti kulmor i mbrëmjes ishte në orën 18:00, pas numërimit mbrapsht, Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, së bashku me fëmijët, ndezën dritat e pemës së Vitit të Ri mes duartrokitjeve të qytetarëve dhe një atmosfere shumë festive duke dhuruar emocione dhe gëzim për të gjithë të pranishmit.
Në këtë natë festive, kryebashkiaku Pjerin Ndreu ndërsa uroi të gjithë qytetarët tha se ky qytet vazhdon të rritet e të ndryshojë.
Festa vijoi më pas në “Fshatin e Krishtlindjes”, i cili u hap në sheshin “Skënderbej” me praninë e disa prej restoranteve më të mira lezhjane që edhe këtë vit sollën autenticitetin e tyre duke sjellë një atmosferë të ngrohtë festive për familjet dhe fëmijët, në prag të festave të fundvitit. lezhapress


