Milot – Vijon rikonstruksioni i urës mbi lumin Mat, sfida nga prurjet e mëdha të ujit

Ura mbi lumin Mat pranë Milotit, një nga nyjet kryesore të qarkullimit në veri të vendit, po i nënshtrohet punimeve intensive të rikonstruksionit të bazamentit dhe këmbëve mbajtëse. E ndërtuar në vitin 1982, ura me gjatësi 844 metra konsiderohet një ndër urat me perimetër më të madh në Shqipëri dhe luan rol kyç në lidhjen e akseve kombëtare.

Sipas inxhinierit të punimeve, Arben Doda, procesi ka hasur vështirësi për shkak të rritjes së ndjeshme të prurjeve në shtratin e lumit Mat gjatë ditëve të fundit. “Prurjet e mëdha kanë vështirësuar aksesin dhe punën në disa segmente të urës, por ekipi teknik po punon me ritme të përshpejtuara për të garantuar ecurinë normale të projektit,” u shpreh ai.

Punimet pritet të rrisin sigurinë strukturore të urës, e cila përbën një pikë strategjike për qarkullimin e automjeteve drejt veriut dhe qendrës së Shqipërisë. Autoritetet thonë se trafiku në zonë po menaxhohet për të shmangur pengesat, ndërsa rikonstruksioni synon të përfundojë brenda afateve të planifikuara.

Home » Rrethet » Milot – Vijon rikonstruksioni i urës mbi lumin Mat, sfida nga prurjet e mëdha të ujit

Lajme te tjera

error: Content is protected !!