PROFIL/ Kush është shkodrani që garon sot për kreun e SPAK?

Në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë po zhvillohet sot dëgjesa publike që do të përcaktojë se kush do të marrë drejtimin e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Procesi, i konsideruar një nga vendimmarrjet më të rëndësishme për sistemin e drejtësisë, ka përballë katër kandidatë me karrierë të gjatë brenda strukturave të prokurorisë.

Në garë janë Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Klodjan Braho dhe Elvin Gokaj, të cilët po paraqesin para anëtarëve të KLP-së vizionin e tyre për drejtimin e SPAK-ut, prioritetet, mënyrën e menaxhimit të çështjeve të ndjeshme dhe rolin e institucionit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Elvin Gokaj, një emër i njohur në sistemin shqiptar të drejtësisë, është kandidati shkodran që garon sot për drejtimin e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Me një karrierë mbi dydekadëshe në prokurori dhe eksperiencë të gjerë në disa juridiksione të vendit, Gokaj është sot një nga figurat më të spikatura të sistemit të drejtësisë.

Formimi
Elvin Gokaj ka lindur në Shkodër dhe gjatë viteve 1994-1998 përfundoi studimet e larta, cikli 4-vjeçar, në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Më 5 dhjetor 2000 mori emërimin e parë si prokuror.

Karriera profesionale

  • 2000–2007 – Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat
  • 2007–2012 – Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan
  • 2013–2014 – Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës
  • 2014–2021 – Prokuror dhe drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër
  • 2021–aktualisht – Prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku shërben prej 13 dhjetorit 2021.

Me një eksperiencë të konsoliduar në çështje të nivelit të lartë dhe një profil të formuar brenda strukturave të drejtësisë, Elvin Gokaj konsiderohet sot një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e SPAK.

Home » Aktualitet » PROFIL/ Kush është shkodrani që garon sot për kreun e SPAK?

Lajme te tjera

error: Content is protected !!