Shkodër – Automjete të marra me mashtrim dhe drejtim pa leje, disa raste nën hetim nga policia

Policia e Shkodrës ka evidentuar disa raste problematike që lidhen me automjetet dhe qarkullimin rrugor, duke referuar materialet përkatëse në Prokurori.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë nisur procedim penal ndaj shtetasit B. J., 72 vjeç, banues në fshatin Golem, i cili u kap duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi.

Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës kanë shpallur në kërkim shtetasin E. Ll., 25 vjeç, pas kallëzimit të shtetasit A. S., 35 vjeç, banues në fshatin Rranxë. Sipas kallëzimit, 25-vjeçari i ka marrë disa automjete, duke e mashtruar se do t’i shiste dhe do t’i dorëzonte paratë e përfituara nga shitja e tyre. Policia po punon për kapjen e të riut dhe për gjetjen e automjeteve.

Në një tjetër rast, në Pukë, ditën e djeshme, shtetasi S. A., 75 vjeç, është gjetur nga familjarët pa shenja jete në banesën e tij. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se ai është vetëvarur.

Të gjitha materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Home » Kronike » Shkodër – Automjete të marra me mashtrim dhe drejtim pa leje, disa raste nën hetim nga policia

Lajme te tjera

error: Content is protected !!