Monodrama e Justina Aliaj, e vendosur në skenën e teatrit “Migjeni” në Shkodër
“And’rra e Nan’ Terezës – njerëzorja hyjnore” titullohej monodrama e Justina Aliaj, e vendosur në skenën e teatrit “Migjeni” në Shkodër. Për aktoren e njohur Aliaj, Nënë Tereza lutej për Zotin dhe të sëmurët, ndërsa me njerëzit kishte marrëdhënie njerëzore si të gjithë ne.
Aliaj ka pasur fatin ta takojë Nënë Terezën, teksa tregon një kujtim që ka me të.
Kjo monodramë ishte një rrëfim i thellë shpirtëror mbi jetën, sakrificën dhe dashurinë universale të Nënë Terezës, simbol i njerëzimit dhe mëshirës.


