Ministrja Kumbaro takohet me Këshillin Kombëtar të Prindërve për të forcuar bashkëpunimin shkollë–familje…


Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Prindërve, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar bashkëpunimin mes shkollave dhe familjeve, me qëllim përmirësimin e sigurisë dhe mirëqenies së fëmijëve në mjediset arsimore.

Në këtë takim u diskutuan tema kyçe që lidhen me rritjen e komunikimit dhe koordinimit ndërmjet prindërve, mësuesve dhe drejtuesve të shkollave, si dhe mënyrat për të adresuar sfidat e përditshme që përballen fëmijët gjatë procesit arsimor. Ministrja theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në përballimin e sfidave moderne, përfshirë edhe ato që lidhen me sigurinë online dhe vendosjen e praktikave më të mira arsimore.

Sipas ministres Kumbaro, bashkëpunimi mes shkollës dhe familjes është kyç për të siguruar një mjedis të shëndetshëm dhe mbrojtës për fëmijët, duke nënvizuar se pa përfshirjen aktive të prindërve, asnjë iniciativë nuk mund të ketë sukses të plotë.

Takimi u zhvillua në një atmosferë dialogu dhe konsensusi, ku u vendos edhe nevoja për thellimin e masave parandaluese dhe edukative, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, komunitetin dhe prindërit, me qëllim ngritjen e standardeve të sigurisë dhe mirëqenies në shkolla.


Home » Aktualitet » Ministrja Kumbaro takohet me Këshillin Kombëtar të Prindërve për të forcuar bashkëpunimin shkollë–familje…

Lajme te tjera

error: Content is protected !!