Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka theksuar besimin e Shqipërisë se Ballkani Perëndimor do të vijojë të jetë një ndër prioritetet kryesore të Bashkimit Europian gjatë presidencës greke. Deklarata u bë gjatë takimit të saj në Athinë me Presidentin e Greqisë, Konstantinos Tassoulas.
Gjatë bisedës, Spiropali nënvizoi se procesi i zgjerimit të BE-së duhet parë si një investim strategjik për stabilitetin, zhvillimin dhe forcimin e demokracisë në rajon.
“Shqipëria beson fort se nën udhëheqjen greke të Presidencës së BE, Ballkani Perëndimor do të mbetet në krye të agjendës evropiane. Ne e shohim zgjerimin si një investim strategjik në stabilitet, mundësi dhe konsolidim demokratik, veçanërisht ndërsa Greqia përgatitet për Presidencën e Këshillit të BE-së në vitin 2027”.


