Kapet me drogë dhe municion luftarak, arrestohet 42-vjeçari në Vaun e Dejës

Një 42-vjeçar, është arrestuar nga Policia në Vaun e Dejës, pasi akuzohet për posedim të lëndëve narkotike.

Sipas policisë, shtetasi A.P, është kapur në fshatin Hajmel me lëndë narkotike në makinë, ndërsa gjatë kontrollit në banesë i është gjetur dhe një sasi municioni luftarak.

“Pasi kishte penguar qarkullimin e automjeteve të tjera në fshatin Hajmel, gjatë një aktiviteti festiv, punonjësit e Policisë së Forcave të Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë përballur me kundërshtim verbal nga shtetasi A. P. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde narkotike, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe u sekuestruan municione luftarake”,- thuhet në njoftim.

42 vjeçari akuzohet për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, municionit dhe lëndëve shpërthyese”, si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Home » Kronike » Kapet me drogë dhe municion luftarak, arrestohet 42-vjeçari në Vaun e Dejës

Lajme te tjera

error: Content is protected !!