Shkodër – Zbulohet fotoja e 67-vjeçarit që humbi jetën nga shpërthimi në pallat

ShkodraSot, ka siguruar foton e viktimës së tragjedisë së një dite më parë në lagjen Manush Alimani të Shkodrës. Bëhet fjalë për Hysni Ymerin, 67 vjeç, i cili u vra si pasojë e një shpërthimi të fortë, në hyrje të pallatit ku banonte.

Shpërthimi ndodhi pikërisht në momentin kur Ymeri po hynte në pallat, për t’u ngjitur drejt apartamentit të tij, në katin e katërt. Forcat e policisë dhe ekspertët anti-eksploziv kanë këqyrur vendin e ngjarjes për orë të tëra.


Hetimet në dy pista: atentat apo defekt teknik?

Edhe pas 24 orësh, ende nuk është përcaktuar nëse shpërthimi erdhi si rezultat i lëndës eksplozive të telekomanduar, apo nga paneli i matësve të energjisë elektrike. Derisa ekspertiza të përfundojë, hetuesit po punojnë paralelisht në të dyja pistat.


Kush ishte Hysni Ymeri?

Nëse ngjarja rezulton atentat, pista e gjakmarrjes po shqyrtohet me prioritet.

Në vitin 1995, në Kiras, vëllai i Hysni Ymerit vrau Shefqet Çekoren. Autori u arrestua dhe u dënua, ndërsa familjet, sipas burimeve, më vonë arritën një marrëveshje pajtimi.

Shefqet Çekorja ishte vëllai i Ismet Çekores, i cili u ekzekutua në shtator të vitit 2022, pranë banesës së tij,


Emri i fisit Ymeri është përmendur edhe më herët në kronikat e zeza:

  • Një djalë i xhaxhait të viktimës vrau bashkëshorten e tij dhe më pas kreu vetëvrasje
  • Në vitin 2017, kushëriri Dritan Ymeri vrau mjekun Ilir Aliaj, pas një konflikti për pronësinë. Ai dyshohet se ndodhet ende në arrati jashtë Shqipërisë

Forcat e policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tronditëse.

Home » Kronike » Shkodër – Zbulohet fotoja e 67-vjeçarit që humbi jetën nga shpërthimi në pallat

Lajme te tjera

error: Content is protected !!