Shkarkimet e HEC-eve si “lugat” mbi Shkodrën – kur do të rishikohet rregullorja e vitit 1988? Nga Fatlum Nurja

Pothuajse cdo vit reshjet sjellin veshtiresi ne gjithe vendin por ne shkoder eshte teme e njohur tashme. Shkarkimet e HEC-ve jane si lugati qe i rri rajonit mbi koke. Shkarkimet e HEC-ve behen sipas Rregullores strikte te Shkarkimit te Plotave. Sipas asaj qe une kam info rregullorja e vitit 1988 eshte akoma ne fuqi dhe nuk ka patur angazhime deri tani per ta rishikuar. Pse duhet rishikuar? Sepse ndryshimet klimaterike kane sjelle dinamike ndryshe ne reshjet ne te gjithe vendin. Sasia e reshjeve tashme nuk eshte e shperndare ne nje menyre qe rregullorja e parasheh te ndare ne sezone te lagesht (Tetor – Prill) dhe te thate (Maj -Shtator) si dhe reshjet mund te jene te dendura per disa dite duke e lene pjesen tjeter te vitit ne thatesire. Kjo sjell nevojen per rishikim te kuotave te liqeneve per te garantuar akumulim te prurjeve duke administruar shkarkimet ne menyre me lineare.
Kontrolli i ketyre kuotave pra behet sipas kesaj rregullave teknike te miratuara dhe monitorohen nga grupi regjimit.
AJO QE DUHET TE BEHET ESHTE MIRMBAJTJA E DHE GATISHMERIA E VEPRAVE TE SHKARKIMIT, ZBATIMI RIGOROZ I RREGULLOREVE, dhe PASTRIMI I KANALEVE KULLUESE qe bejne te mundur largimin e shpejte te ujrave.
Kjo behet duke instaluar nje disipline teknike te mirefillte ku pervec maksimizimit te prodhimit te energjise elektrike nga keto HEC-e duhet te merren parasysh Shendeti dhe Prona e qytetareve qe ndikohen nga ky regjim pune.

Nga Fatlum Nurja, ish drejtues i Hidrocentraleve/Ekspert i pushtetit vendor

Home » Opinione » Shkarkimet e HEC-eve si “lugat” mbi Shkodrën – kur do të rishikohet rregullorja e vitit 1988? Nga Fatlum Nurja

Lajme te tjera

error: Content is protected !!