Kadastra me njoftim te rendesishem per banoret e M.Madhe: Ja lista e banorëve që duhet të paraqiten për tokat bujqësore

Njoftim i rëndësishëm për banorët e Malësisë së Madhe: Kalimi i tokës bujqësore nga përdorimi në pronësi

Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Hipotekave dhe Kadastres (ASHK) Shkodër informon banorët e njësive administrative Gradec, Reç, Ktosh dhe Pjetroshan, se po vijon puna për kalimin e tokës bujqësore nga përdorimi në pronësi.

Gjatë verifikimeve janë evidentuar disa kërkesa për të cilat nevojitet plotësim i dokumentacionit. Banorët përkatës ftohen të paraqiten pranë Drejtorisë Vendore ASHK Shkodër për:

  • ✅ Kontrollin e dokumentacionit të dorëzuar
  • ✅ Plotësimin e dosjes me dokumentet që mungojnë

Bashkëpunimi i banorëve është thelbësor për vijimin e suksesshëm të procesit, garantimin e dosjeve të sakta dhe koordinimin me institucionet përkatëse, me qëllim përmbylljen e procedurave në kohë.

Banorët e fshatrave Gradec, Reç, Ktosh dhe Pjetroshan, emrat e të cilëve janë publikuar në faqen zyrtare të ASHK-së, janë të lutur të paraqiten për t’u informuar mbi dokumentacionin e nevojshëm për plotësimin e dosjes.

👉 Lista orientuese e subjekteve mund të konsultohet këtu: ASHK – Kalimi i tokës bujqësore nga përdorimi në pronësi

Shqyrtimi i dosjeve do të nisë menjëherë pas plotësimit të tyre me dokumentacion të rregullt dhe të plotë nga subjektet përkatëse.

📜 Procesi zbatohet në përputhje me Ligjin nr. 20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, neni 12, që përcakton kriteret për kalimin e tokës bujqësore nga përdorimi në pronësi, pa shpërblim, për kërkesat e paraqitura brenda afatit ligjor.

Home » Aktualitet » Kadastra me njoftim te rendesishem per banoret e M.Madhe: Ja lista e banorëve që duhet të paraqiten për tokat bujqësore

Lajme te tjera

error: Content is protected !!