Nenprefektja A.Gjyrezi prezantohet ne Puke/Kryebashkiaku Rr.Dodaj:Te gatshem per bashkepunim

Kryebashkiaku i Pukës, Rrok Dodaj, zhvilloi sot një takim në zyrën e tij me Prefekten e Qarkut Shkodër, znj. Holta Duda, në kuadër të prezantimit të Zv. Prefektes së Pukës, znj. Amila Gjyrezi.

Gjatë takimit, kreu i Bashkisë Pukë theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, veçanërisht në drejtim të koordinimit për menaxhimin e emergjencave civile, përballimin e situatave natyrore dhe garantimin e një reagimi të shpejtë dhe efektiv në shërbim të qytetarëve.

Dodaj i uroi suksese znj. Amila Gjyrezi në detyrën e re, duke garantuar gatishmërinë e Bashkisë Pukë për një bashkëpunim të ngushtë, korrekt dhe konstruktiv me institucionet e qarkut, në funksion të sigurisë, zhvillimit dhe mirëqenies së komunitetit.


📌 Postimi i plotë i Kryebashkiakut Rrok Dodaj:

Sot prita në zyrën time Prefekten e Qarkut Shkodër, znj. Holta Duda, në kuadër të axhendës së prezantimit të Zv. Prefektes së Pukës, znj. Amila Gjyrezi.
Gjatë takimit, vura theksin tek rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe nevoja për përmirësimin e mëtejshëm të mekanizmave të koordinimit ndërmjet institucioneve në nivel vendor dhe qarku. Theksova veçanërisht rolin vendimtar që ky bashkëpunim ka në mirëmenaxhimin e emergjencave civile, përballimin e situatave natyrore dhe garantimin e një reagimi të shpejtë e efektiv në shërbim të qytetarëve.
Me këtë rast, i urova suksese znj. Amila Gjyrezi në detyrën e saj të re dhe e sigurova se Bashkia Pukë është e gatshme për një bashkëpunim të ngushtë, korrekt dhe konstruktiv, në funksion të përmbushjes së përgjegjësive institucionale dhe shërbimit ndaj komunitetit.
Jam i bindur se përmes një komunikimi të hapur, bashkëpunimi të sinqertë dhe angazhimit të përbashkët, do të arrijmë rezultate konkrete në funksion të sigurisë, zhvillimit dhe mirëqenies së komunitetit tonë. Bashkëpunimi institucional mbetet një nga shtyllat kryesore të vizionit tonë për një Pukë më të sigurt dhe më të mirë për të gjithë.

Home » Aktualitet » Nenprefektja A.Gjyrezi prezantohet ne Puke/Kryebashkiaku Rr.Dodaj:Te gatshem per bashkepunim

Lajme te tjera

error: Content is protected !!