EMRI/ Operacioni “Wanted” çon në pranga një 33-vjeçar në Shkodër, do ekstradohet ne Britani të Madhe

SHKODËR – Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e Policisë së Shkodrës, në kuadër të operacionit të koduar “Wanted”, të zhvilluar gjatë orëve të fundit.

Burime zyrtare bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Bruno Bushi, banues në fshatin Premal, i cili u lokalizua dhe u ndalua pas disa ditësh hetimesh dhe kontrolle të bazuara në informacionet operative.

Operacioni u realizua nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe dhe me mbështetjen e forcave “Shqiponja”.

33-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë “arrest në burg”, me qëllim ekstradimin në Mbretërinë e Bashkuar, ku ai dyshohet për përfshirje në veprën penale të shkeljes së ligjit për lëndët narkotike, e kryer në bashkëpunim.

Sipas të dhënave, Gjykata e Magjistraturës në Westminster kishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, ndërsa autoritetet shqiptare kishin nisur procedurat për lokalizimin dhe ndalimin e tij.

Pas arrestimit, materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Shkodrës, e cila pritet të ndjekë hapat e mëtejshëm ligjorë në funksion të procesit të ekstradimit.

Home » Kronike » EMRI/ Operacioni “Wanted” çon në pranga një 33-vjeçar në Shkodër, do ekstradohet ne Britani të Madhe

Lajme te tjera

error: Content is protected !!