Perplasje mes te rinjsh dhe perdorim arme ne Grude/Policia tregon ngjarjet e 24 oreve

Shkodër | Kronikë Policore

Një konflikt mes dy shtetasve, ku dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri, është regjistruar ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës, në vendin e quajtur kryqëzimi i Vinotekës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasit E. K., 32 vjeç, dhe A. M., 21 vjeç, të dy banues në fshatin Grudë e Re, të cilët dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta. Gjatë përplasjes, sipas Policisë, shtetasi E. K. dyshohet se ka përdorur armë zjarri, pa shkaktuar pasoja. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e E. K. u gjet dhe u sekuestrua një pushkë pneumatike sportive, në cilësinë e provës materiale. Policia po punon për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim.

Në vijim të veprimeve policore, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin E. L., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Ndërkohë, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin G. M., 18 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Po ashtu, u referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. L., 54 vjeç, banues në Shkodër, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Bashkiake Shkodër.

Specialistët e Policisë Kufitare nisën procedimin penal për shtetasin serb N. C., 34 vjeç, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, pasi në PKK Hani i Hotit u konstatua se targa e përparme e kamionit me të cilin udhëtonte ishte e mbivendosur dhe nuk i korrespondonte automjetit.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit A. U., 30 vjeç, dhe V. U., 67 vjeçe, të dy banues në fshatin Mali Kolaj, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”. Sipas hetimeve, në prill 2024, shtetasja V. U. i ka dërguar me postë djalit të saj, emigrant në Francë, një pasaportë bullgare të falsifikuar, e cila është konstatuar nga autoritetet gjermane në aeroportin e Leipzigut.

Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe shpallën në kërkim shtetasin N. M. (N.), 70 vjeç, për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, pas kallëzimit të shtetasit Gj. Gj., 76 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimi penal për shtetasin T. Ll., 57 vjeç, pasi në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Më datë 16.01.2026, shtetësja Gj. A., 60 vjeçe, banuese në fshatin Gril, Malësi e Madhe, ka kallëzuar se ka gjetur banesën e saj të hapur dhe me sende të shpërndara, por nga verifikimet rezultoi se nuk kishte asgjë të vjedhur.

Po më datë 16.01.2026, në fshatin Hajmel, dyshohet se për shkaqe aksidentale ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit R. B., 39 vjeç, i cili është djegur plotësisht.

Materialet procedurale për të gjitha rastet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Home » Kronike » Perplasje mes te rinjsh dhe perdorim arme ne Grude/Policia tregon ngjarjet e 24 oreve

Lajme te tjera

error: Content is protected !!