Piktorët e vegjël të shkollës nëntëvjeçare “Tringë Smajli”, Grudë e Re, ekspozuan punimet e tyre në Qendrën Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija”, Shkodër, duke spikatur me talent dhe tematikë të larmishme. Aktiviteti u vlerësua nga drejtuesit e arsimit si një nismë inkurajuese e kësaj qendre për nxënësit dhe komunitetin, që ia vlen të zgjerohet edhe me shkolla të tjera të njësive administrative.


