Papa Leoni XIV: Jo lumturisë së rreme të dukjes, po gëzimit të asaj që është thelbësore

Gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot Papa Leoni XIV theksoi rëndësinë që i jepet miratimit dhe dukjes si shkak i stileve të jetesës dhe marrëdhënieve “kalimtare” e “zhgënjyese”. Të mos humbasim kohë dhe energji duke ndjekur “çka është vetëm dukje”, por të kënaqemi me atë që është e nevojshme. E t’i duam vetëm “gjërat e thjeshta dhe fjalët e sinqerta”.

Pavarësisht rëndësisë “së tepërt” që i jepet shpesh “miratimit, pëlqimit, dukjes”, nuk kemi nevojë për këtë “lumturi zëvendësuese” që të duhemi nga Zoti, përkundrazi. Papa Leoni XIV e theksoi këtë gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot sot, e diel, 18 janar, në reflektimin e tij nga dritarja e Pallatit Apostolik, drejtuar besimtarëve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, pavarësisht nga dita e ftohtë e dimrit, si dhe për ata që e ndjekin përmes medias.

Duke u larguar me gëzim dhe përvujtëri

Si shembull për t’u ndjekur në këtë drejtim, Papa përmendi Gjon Pagëzuesin, i cili në Ungjillin e sotëm – Ungjillin e Gjonit – e njeh Jezusin si Mesi, shpall hyjninë dhe misionin e tij në popullin e Izraelit e, “si e ka përfunduar detyrën”, “largohet”.

Home » Aktualitet » Papa Leoni XIV: Jo lumturisë së rreme të dukjes, po gëzimit të asaj që është thelbësore

Lajme te tjera

error: Content is protected !!