57 vjecari nga Puka u godit për vdekje me çekiç nga i riu, sherr kush do kalonte i pari me makinë

Vrasje pas konflikti për përparësi kalimi në aksin Krujë–Mamurras, viktima nga Puka

Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e ndodhur në aksin rrugor Krujë–Mamurras, ku një konflikt për përparësi kalimi mes dy drejtuesve të automjeteve ka përfunduar në tragjedi. Viktima është identifikuar si Petrit Ndou, 57 vjeç, me origjinë nga Puka.

Si autor i dyshuar i ngjarjes, policia ka arrestuar shtetasin Andi Vokri, 28 vjeç, banues në zonën e Thumanës. Sipas burimeve pranë hetimit, konflikti mes dy drejtuesve ka nisur pas një sherri për kalimin e mjeteve dhe më pas ka kaluar në përplasje fizike.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se gjatë konfliktit Andi Vokri ka goditur Petrit Ndoun me një mjet të fortë, konkretisht një çekiç, duke i shkaktuar plagë të rëndë. Si pasojë, 57-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia ka sekuestruar mjetin e dyshuar si arma e krimit, i cili është dërguar për ekzaminime të mëtejshme.

Autori i dyshuar është shoqëruar menjëherë nga shërbimet e policisë dhe po merret në pyetje nga grupi hetimor. Prokuroria ka nisur procedimin penal për veprën penale “Vrasja me dashje”, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje.

Home » Kronike » 57 vjecari nga Puka u godit për vdekje me çekiç nga i riu, sherr kush do kalonte i pari me makinë

Lajme te tjera

error: Content is protected !!