Akademia Bashkimi Shkodër feston 6 vjetorin e krijimit

Shkodër, 6 Shtator 2019 – 6 Shtator 2025
Akademia Bashkimi Shkodër, e krijuar më 6 shtator 2019, festoi dje 6-vjetorin e themelimit të saj. Gjatë këtyre viteve, ekipi ka treguar pasion, sakrificë dhe suksese, duke u bërë një shembull për zhvillimin e futbollit dhe mbështetjen e fëmijëve të zonave rurale.

Moementi i fillimit ishte kthimi i trajnerit Ervin Alushi nga Italia, i cili krijoi një ambient për të gjithë fëmijët, pa dallim. Akademia ka gjithashtu fushën e vet për stërvitje, një investim që prindërit e vlerësuan shumë.

Një karakteristikë që bën diferencën është se lojtarët e akademisë duhet të kenë nota të mira në shkollë, dhe ata që nuk arrijnë këtë kriter pezullohen nga aktivitetet sportive. Kjo rregull ka për qëllim të nxisë disiplinën dhe përkushtimin akademik, duke e bërë sportin një mjet zhvillimi të gjithanshëm për fëmijët.

Në festën e 6-vjetorit morën pjesë:

  • Kryetari i Shoqatës / Presidenti i KFF Vllaznia, Lazer Matia
  • Grupi i tifozëve të KF Vllaznisë, Përjet Kuq e Blu
  • Mjeshtri i muzikës popullore, Bujar Qamili
    dhe shumë të tjerë, duke krijuar një atmosferë festive dhe të ngrohtë për fëmijët dhe prindërit.

Akademia Bashkimi Shkodër vazhdon të jetë një pikë referimi për sportin dhe zhvillimin e fëmijëve, duke i ndihmuar ata të rriten me disiplinë, aftësi sportive dhe dashuri për futbollin.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!