Policia Rrugore e Shkodrës ka nisur monitorimin me dron në aksin Shkodër–Hani i Hotit, ku u konstatuan dhjetëra shoferë duke kryer parakalime të rrezikshme. Shkelësit u ndëshkuan me gjoba që variojnë nga 5.000 deri në 12.000 lekë.
Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në akset kryesore të qarkut, duke përdorur edhe teknologjinë e dronëve për të monitoruar lëvizjen e automjeteve dhe për të parandaluar aksidentet rrugore.
📍 Gjatë monitorimeve të kryera në aksin Shkodër–Hani i Hotit, janë konstatuar dhjetëra drejtues automjetesh duke kryer parakalime të rrezikshme, një nga shkeljet më të rrezikshme që shpesh çon në ngjarje tragjike.
🚗 Shoferët e konstatuar në shkelje u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 5.000 deri në 12.000 lekë, në përputhje me Kodin Rrugor.
👮♂️ Policia Rrugore apelon për zbatim rigoroz të rregullave të qarkullimit, shmangie të parakalimeve të gabuara, mos përdorim të celularit gjatë drejtimit dhe ndalim absolut të drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
☎️ Qytetarët ftohen të denoncojnë në numrin 112 çdo rast shkeljeje të rregullave të qarkullimit rrugor.


