Kurbin – Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 15:00 në rrugën “Laguna-Patok”, ku një automjet ka dalë nga rruga.
Sipas informacionit paraprak, shtetasja me inicialet V. P., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke bërë që ky i fundit të devijojë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, është lënduar drejtuesja e automjetit, e cila është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.