Dje, me date 18 Shtator, ne lagjen “Skenderbeg”, perballe fakultetit te Infermierise ne lagjen “Skenderbeg” ndodhi nje aksident i rende, ku dy automjete qe ishin me shpejtesi, thote policia e Shkodres u perplasen por nga perplasja eshte demtuar rende edhe nje kalimtare. Sipas deshmitareve ne vendin e ngjarjes, gruaja ishte duke depozituar koshin me mbeturina prane kazaneve kur njeri nga automjetet qe ishte me shpejtesi te madhe, ka humbur kontrollin duke perplasur me pas edhe gruan. Policia njoftoi sot zyrtarisht arrestimin e dy drejtuesve te dy makinave. Por nje banore e zones sot, ka shkruar pas lajmit te publikuar. Ajo thote se e njeh gruan e aksidentuar dhe tregon se ka pesuar deme te medha. Personi ne fjalen shton se rruga eshte kthyer ne piste garash cdo dite,dhe ndonese aty prane eshte edhe komisariati i policise, nuk ka asnje polic ne zone.

Ja mesazhi i saj ne ShkodraSot:
Aty ku ka ndodh aksidenti kam ken un dje tu kalu dhe e kam pa krejt. Asht e tmerrshme. Makina ka ardh me shpejtesi te madhe dhe zoti e ka pshtu at grun qe e njofim tan. Ka marr plage te rande me dur e kam te thyme. Gru fantastike ne punen e vet por ne jena lagje e shkodres por skena asnji lidhje me shkodren. Ne lagjen tone asht komisariati i policise e tana strukturat ma te rendesishme te shtetit por aty ska kam policit.
Prej ne oren 3 qe bjen pak qarkkullimi e ikun e deri ne mesnate prej te prek cali e deri te spitalet bahet nami cdo dite me makina e motorra qe ecin me ka 200 ne ore . aty asht policia por polici ska kurre. Ai i djeshmi nuk asht aksidenti i vetem ndodhin shpesh. Para 2 mujsh edhe nji gru me biciklet e mori makina para. Te na ska as polici as polici rrugore as bashkiake. Biles edhe kur kalon ndonji kot rruges makinat nuk pysin hic per ta dhe ecin me shpejtesi ne sy tyne. jena ne Shkoder por sjena ne Shkoder. Te na kalojn me malesine emadhe

Aktualisht, e aksidentuara ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës nën kujdesin e mjekëve, me plagë të shumta. Banorët theksojnë se aksi është tepër problematik, jo vetëm për shkak të numrit të lartë të popullsisë, por edhe për rëndësinë që ka, duke lidhur institucione si Spitali i Shkodrës, Universiteti, zjarrfikësja dhe vetë Komisariati i Policisë.
Megjithatë, shpejtësia e lartë dhe patrullimit policor po e kthejnë këtë aks në një rrezik të përditshëm për qytetarët. Ngjarja e djeshme është një tjetër sinjal alarmi se toleranca ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor ka pasoja të rënda dhe kërkon masa urgjente nga institucionet përgjegjëse.