Aksidenti me 2 viktima, Gjykata e Lezhës lë në burg 33-vjeçarin, ku mbeten të vdekur 2 vëllezër

33-vjeçari i cili u përfshi në aksidentin e ndodhur të shtunën në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku mbeten të vdekur 2 vëllezër, do të qëndrojë në burg pa afat. Ardit Gjeçi u njoh me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës, ku pasi dëgjoi palët gjyqtarja Irma Cacaj pranoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi masën e sigurisë “Arrest në Burg”, për 33-vjeçarin i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Aksidenti tragjik ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit në Lezhë, ku u përplasen dy automjete, e për pasojë gjeten vdekjen shoferi dhe pasagjeri i njërit prej tyre vëllezërit Ramazan dhe Agim Harapi nga Melgusha e Shkodres. Pas ngjarjes policia arrestoi drejtuesin e automjetit tjeter shtetasin Ardit Gjeçi, i cili dyshohet të jetë bërë shkak për aksidentin, ku pas testit të alkoolit rezultoi të ketë qenë në gjendje të dehur.

Aksi Lezhë-Milot vijon të jetë ndër problematiket sa i përket aksidenteve rrugore me viktima dhe të plagosur, ku krahas mungesës së standardeve në rrugë shkaku kryesor i tyre është dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e automjeteve.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!