Amarildo Belisha merr drejtimin teknik të ekipi i Vllaznisë U-17

Riformatimi në strukturën drejtuese të akademisë “Vllaznia” ka sjellë lëvizje në pankinat e ekipeve zinxhirë.

Një prej ndryshimeve është ai në ekipin U-17, ku në krye të stolit është emëruar trajneri Amarildo Belisha.

Ish-kapiteni i Vllaznisë mbylli një sezon të suksesshëm me ekipin U-15, ndërsa tani merr një tjetër përgjegjësi, duke synuar evidentimin dhe formimin e elementëve cilësorë për të ardhmen e klubit.

Kjo lëvizje shihet si pjesë e një strategjie afatgjatë të akademisë kuqeblu për të forcuar bazën e talenteve vendase dhe për të garantuar vazhdimësinë për ekipin e parë të Vllaznisë.

Kliko KETU per te na kontaktuar: WHATSAPP

Lajme te tjera

error: Content is protected !!