Gazetari Artan Hoxha ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook”, në lidhje me atentatin e sotëm të ndodhur në Rinas. Hoxha shpjegon se shumë media pa e verifikuar, po ngatërroojnë Glimando Danin me Dritan Hatën.
Megjithatë, komentuesit nuk e kanë kursyer, duke e kthyer në “temë futbolli”. Gazetari shkodran, Simon Shkreli ka përfituar nga rasti për t’i përmendur Hoxhës, Dinamon “e tij”, duke e njohur që është një “dinamovit”.
Simon Shkreli: O Tani e kanë ngatërruar si Daja kur tha, Dinamo ka mësuar Vllazninë për të luajtur futboll!
Artan Hoxha: Bjeri atij rreziksisë që është bërë fërrnet dhe e mat veten me hijen e Taraboshit. Po keni bërë ndryshime, keni fillu me i bo pensionistët analista në prag të vdekjes. Mos më thuaj që nuk kam meritë në këtë fenoment, gjithsesi këtu do të jemi kur të dalë gjethi, andej nga marsi, do jeni duke pirë jo fërrnet, por kaçurrel. Ka nis me u hy vetja në qejf… shumë herët.
Ndërkohë që gazetari Artan Hoxha nuk ka kursyer as një tjetër komentues, i cili doli në mbrojtje të Shkrelit.
Komentuesi drejtuar Simon Shkrelit: Mos i hidh krypë te plaga e Artan Hoxhës, të paktën për nja 2 muaj, sa të mbyllet faza e dytë….
Artan Hoxha: Krypen mbaje për vete, se keni nisur të ngatërroni ferrnetin me Vllazninë dhe Shkodrën. Shkodra dhe Vllaznia janë shumë më të mëdha se çdo fërrnet, ponç apo martin i skaduar.




