“Ballkonet Panoramike” pa Shkodrën: Si u la jashtë investimit te Ministrise,qarku me më shumë bukuri në Shqipëri?

Shkodra mbetet jashtë projektit “Ballkonet Panoramike”: Përjashtimi i pazakontë i një prej qarqeve më të pasura me natyrë

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, ka prezantuar projektin e ri “Ballkonet Panoramike”, një nismë që synon të shtojë pikë vëzhgimi në zona të mbrojtura dhe parqe natyrore në të gjithë vendin, si pjesë e një strategjie për rritjen e ekoturizmit.
Sipas ministrit, projekti parashikohet të zbatohet “në çdo qark të Shqipërisë”, duke krijuar struktura panoramike në harmoni me mjedisin përreth dhe me karakteristikat e çdo zone.

Por publikimi zyrtar ka sjellë shume pikepyetje. Në listën e bërë publike në faqen e tij zyrtare, ministri ka prezantuar vetëm 9 pika panoramike në 9 qarqe, ndërsa Shkodra dhe Lezha mungojnë. Ky përjashtim ka ngjallur pikëpyetje të forta, sidomos për qarkun e Shkodrës, që njihet gjerësisht si një nga zonat me burimet më të mëdha natyrore në Shqipëri.

Shkodra, qarku që ka 5 zona të mbrojtura dhe destinacione të pashoqe si Thethi, Razma, Taraboshi, Shiroka, Buna dhe Velipoja, rezulton të mos jetë pjesë e projektit, edhe pse ky i fundit po promovohet si investim me shtrirje kombëtare.

Pikërisht ky kontrast ngre një pyetje thelbësore:


Si është e mundur që një nga qarqet me potencialin më të madh ekoturistik në vend të mos përfshihet në një projekt që synon të zhvillojë pikërisht turizmin natyror?

Përjashtimi i saj, të paktën në këtë fazë të projektit, mbetet i pashpjeguar.

Ndërkohë që investimet po nisin në 9 qarqe, Shkodra, një prej pikave më të forta të turizmit natyror në vend vijon të mbetet jashtë hartës së projektit “Ballkonet Panoramike”.

 

PROJEKTET E PREZANTUARA NGA MINISTRI PER 9 QARQET E TJERA:

Home » Aktualitet » “Ballkonet Panoramike” pa Shkodrën: Si u la jashtë investimit te Ministrise,qarku me më shumë bukuri në Shqipëri?

Lajme te tjera

error: Content is protected !!