Balluku: Marrëveshje me Italinë për furnizim më cilësor me energji në zonat e prekura nga tërmeti

Shqipëria dhe Italia, për herë të parë zhvilluan një mbledhje të përbashkët mes qeverive, ku u nënshkrua një marrëveshje partneriteti strategjik dhe 15 marrëveshje të tjera në disa fusha si mbrojtja, shëndetësia, siguria e infrastruktura.

Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka dhënë për marrëveshjen e firmosur nga ana e saj si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në një postim në Facebook, Balluku shkruan që do të ketë furnizim më cilësor me energji për komunitetet që u prekën më shumë nga tërmeti

”Marrëveshja për “Përmirësimin e rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në Shqipërinë e Veriut pas tërmetit të vitit 2019” është dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë dhe miqësisë së qëndrueshme me qeverinë Italiane dhe një tjetër hap i rëndësishëm drejt forcimit të infrastrukturës sonë energjetike. Kjo ndërhyrje do të garantojë furnizim më cilësor me energji për komunitetet që u prekën më shumë nga tërmeti, duke sjellë zhvillim, siguri dhe qëndrueshmëri. Faleminderit Italisë për mbështetjen dhe solidaritetin që nuk mungon kurrë”,-shkruan Balluku.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!