Banorët e zonës së Hotit të Ri, po përballen prej kohësh me një problem serioz infrastrukture.

Banorët e zonës së Hotit të Ri në Shkodër po përballen prej kohësh me një problem serioz infrastrukture.

Rruga kryesore që lidh këtë zonë me pjesën tjetër të qytetit është në gjendje të rënduar, e amortizuar dhe me shumë dëmtime që vështirësojnë ndjeshëm qarkullimin.

Gropat e shumta, mungesa e asfaltit dhe mungesa e sinjalistikës rrugore po rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe po ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të banorëve, të cilët e kanë të vështirë të lëvizin, veçanërisht në ditët me reshje.

Banorët i bëjnë thirrje institucioneve përkatëse që të marrin masa sa më parë për rikonstruksionin e rrugës, duke theksuar se një ndërhyrje e tillë është domosdoshmëri për sigurinë dhe mirëqenien e komunitetit.

Ata shpresojnë që zëri i tyre të dëgjohet dhe që investimet publike të mos anashkalojnë zonat që janë jashtë vëmendjes së përditshme, por që kanë po aq nevojë për zhvillim dhe kujdes.

Kliko KETU per te na kontaktuar: WHATSAPP

Lajme te tjera

error: Content is protected !!