Pas çdo reshje shiu, rrugët e Lezhës janë përballur me përmbytje të vazhdueshme, për shkak të depërtimit të përrenjve të lagjes së Spitalit në pjesën e poshtme, bllokimeve në kanale dhe kapacitetit të vogël të tyre. Për të zgjidhur këtë problematikë, Bashkia e Lezhës ka nisur ndërhyrjet për sistemimin e rrjetit kullues, paralelisht me përmirësimin e kanalizimeve të ujërave të zeza. Punimet do të shtrihen edhe në infrastrukturën rrugore, duke garantuar jo vetëm eliminimin e përmbytjeve, por edhe përmirësimin e standardeve të gjithë qytetit. Kryebashkiaku Pjerin Ndreu, deklaroi se investimi i nisur do të ketë ndikim të menjëhershëm, sidomos në sezonin veror që vjen, për t’u zgjeruar më pas në çdo lagje të qytetit.
Pjerin NDREU – Kryetar i Bashkisë Lezhë
Investimi financohet nga Banka Gjermane KFË dhe parashikon ndërhyrje thelbësore që do të garantojnë një infrastrukturë më funksionale dhe rezistente për banorët e Lezhës.


