“Ishalla i ke sytë në ballë ti shohësh…” – Reagim fyes nga faqja zyrtare e kryebashkiakut të Shkodrës ndaj një qytetari që kërkonte hapësira publike në Velipojë
Shkodër, 4 Qershor 2025 – Një përplasje e papërshtatshme ka ndezur debat në rrjetet sociale, pasi faqja zyrtare në Facebook e kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, i është përgjigjur një qytetari me një koment fyese: “Ishalla i ke sytë në ballë ti shohësh…”. Kjo përgjigje vjen si reagim ndaj një kërkese për më shumë hapësira publike në plazhin e Velipojës.
Qytetari, përmes një komenti në postimin e kryebashkiakut, ngriti një shqetësim që prek interesin publik dhe të drejtën për qasje të barabartë në hapësirat bregdetare. Në vend të një reagimi institucional dhe të matur, u dha një koment që bie ndesh me etikën e komunikimit publik dhe respektin ndaj votuesve.
Nuk dihet me siguri nëse kjo përgjigje vjen personalisht nga z. Beci apo nga administratorët e faqes së tij, por mbetet një fakt shqetësues se një platformë zyrtare, që përfaqëson kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, është përdorur për të denigruar një qytetar.
Për këtë arsye, ata që menaxhojnë kanalet zyrtare të një institucioni publik – përfshirë profilin e kryebashkiakut – të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që mbajnë. Fjalët që publikohen në emër të një zyrtari të zgjedhur nuk janë thjesht fjalë në internet, por mesazhe që përfaqësojnë zërin e institucionit dhe qytetarinë në tërësi.
Komunikimi publik kërkon profesionalizëm, maturi dhe respekt, edhe atëherë kur qytetari mund të jetë gabim, kritik, i ashpër apo keqinformuar. Ajo që e dallon një institucion serioz është mënyra se si reagon në të tilla raste.