E para që zyrtarizoi njohjen ishte Kanadaja, që u bë kështu edhe vendi i parë i G7 që njohu shtetin palestinez.
Kryeministri kanadez Mark Carney tha se që nga sot, “Kanadaja njeh shtetin e Palestinës”.
Incidenti i rrezikshëm mbi Gjirin e Finlandës/ Shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionët rusë, OKB mban nesër takim urgjent
Në një deklaratë të postuar në llogarinë e tij X, Carney thotë:
“Kanadaja njeh Shtetin e Palestinës dhe ofron partneritetin tonë në ndërtimin e një të ardhmeje paqësore si për Shtetin e Palestinës ashtu edhe për Shtetin e Izraelit.”
Më pas shteti palestinez u njoh zyrtarisht edhe nga Australia, e cila e ka njoftuar vendimin pak minuta më parë.
Kujtojmë se si Kanadaja ashtu edhe Australia kishin shprehur më parë qëllimet e tyre për të njohur zyrtarisht një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork këtë javë.
Dhe së fundmi ishte kryeministri britanik Sir Keir Starmer, i cili njoftoi njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar.
“Putini mbetet i hapur për paqe në Ukrainë”, Kremlini akuza Europës: Po nxisin përshkallëzimin e konfliktit
“Sot, për të ringjallur shpresën për paqe dhe një zgjidhje me dy shtete, deklaroj qartë – si kryeministër i këtij vendi të madh – se Mbretëria e Bashkuar njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës”, tha ai në një video-deklaratë.
Me kete vendim, Britania, Kanadaja dhe Australia u bashkohen më shumë se 140 vende të tjera në njohjen e shtetit palestinez, por vendimi i tyre pritet t’i zemërojë si Izraelin ashtu edhe aleatin e tij kryesor, Shtetet e Bashkuara.