Bushati dhe Vau i Dejës me fushe te re dhe stadium te rikonstruktuar. FSHF miraton projektin

Një zhvillim shumë i rëndësishëm për FC Basanian dhe komunitetin sportdashës të Bushatit vjen këtë 25 shtator. Pas shumë pritjesh, është konfirmuar nisja e projektit për ndërtimin e ministadiumit të Bushatit, një investim që do t’i japë zonës kushte më dinjitoze për futboll dhe aktivitete sportive. Lajmi eshte bere publik nga gazetari Gasper Marku

Projekti, i prezantuar pak muaj më parë gjatë një takimi në Bashkinë Vau i Dejës me pjesëmarrjen e kryebashkiakut Kristian Shkreli, zv.presidentit të FSHF-së Arben Dervishaj, kryetarit të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër Lazer Matija dhe presidentit të FC Basania, Ermir Shimaj, tashmë ka marrë dritën jeshile për zbatim.

Punimet do të konsistojnë në vendosjen e një tapeti të ri sintetik, rikonstruksionin e dhomave të zhveshjes, ndërtimin e tribunave për tifozët dhe përmirësimin e mjediseve ndihmëse, duke e kthyer fushën ekzistuese në një kompleks sportiv bashkëkohor për Bushatin dhe gjithë zonën e Vaut të Dejës.

Ky projekt do të realizohet në bashkëpunim mes Bashkisë Vau i Dejës, Federatës Shqiptare të Futbollit, Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër dhe FC Basania.

Ndërkohë, deri në nisjen e punimeve që priten në fillim të nëntorit, skuadra e Basanias do të vazhdojë të luajë ndeshjet në fushën ekzistuese. Takimi hapës i Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë, Basania – Besëlidhja, do të zhvillohet të shtunën në orën 14:00 në Bushat, ndërsa edhe ndeshjet e tjera pritëse të muajit tetor do të luhen aty.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!