Category: Kulturë & Art

Varret-monumente të Idromenos dhe dinastisë Marubi presin rehabilitim pas dëmtimeve nga faktorët natyrorë

Varret-monumente të dy prej figurave më të shquara të artit dhe fotografisë shqiptare, Kolë Idromenos dhe familjes Marubi, ndodhen në gjendje të dëmtuar në qytetin e Shkodrës dhe presin ndërhyrje urgjente për restaurim. Dëmtimet, të shkaktuara nga faktorë natyrorë si lagështira, reshjet dhe degradimi i materialeve ndërtimore me kalimin e kohës, kanë vënë në rrezik […]
Read more

Gjon Shllaku, shkodrani fisnik i përkthimit, përkushtimi që e stolisi shqipen me yjet e shpirtit krijues të botës

Albert VatajNë Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit, përkulem me nderim para figurës së një prej më të mëdhenjve të shqipërimit, fisnikut shkodran Gjon Shllaku. Ai nuk ishte thjesht përkthyes, por një misionar i gjuhës, që e deshi shqipen me tërë qenien dhe e lartoi në rrafshin e gjuhëve të mëdha të botës. Përmes punës së tij, […]
Read more

Këshilli i Qarkut Shkodër ka nderuar Bandën Muzikore PAK me titullin e lartë “Nderi i Qarkut Shkodër”, në përvjetorin e 20-të të krijimit të saj.

Në një ceremoni festive dhe emocionuese, Këshilli i Qarkut Shkodër ka nderuar Bandën Muzikore PAK me titullin e lartë “Nderi i Qarkut Shkodër”, në përvjetorin e 20-të të krijimit të saj. Ky vlerësim i merituar vjen si një shenjë mirënjohjeje për kontributin e jashtëzakonshëm të kësaj trupe në promovimin e artit muzikor dhe trashëgimisë kulturore […]
Read more

U hap ekspozita “Ne jemi çka ju na edukoni” në Bibliotekën “Marin Barleti”

Në ambientet e Bibliotekës “Marin Barleti” u hap sot ekspozita me titull “Ne jemi çka ju na edukoni”, ku u prezantuan punimet e fëmijëve pjesëmarrës në kursin jashtëshkollor të pikturës. Ekspozita përmbledh krijime të realizuara gjatë vitit nga fëmijë të moshave të ndryshme, të cilët kanë shfaqur përmes artit botën e tyre të brendshme, imagjinatën […]
Read more

Trevat shqipfolëse mblidhen të gjitha bashkë në Shkodër.

Sheshi përpara Bashkisë Shkodër u mbush me atmosferë festive gjatë edicionit të 18-të të “Lojëra Popullore Fest”, një aktivitet që tashmë është kthyer në një traditë të dashur për qytetin. Ngjyrat kuqezi dhe lojërat tradicionale sollën një shpërthim emocionesh, duke bashkuar breza të ndryshëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Ky aktivitet është një […]
Read more

Në Pallatin e Kulturës në Lezhë u dha premierë shfaqja teatrale “Modus Operandi”

Në Pallatin e Kulturës në Lezhë u dha premierë shfaqja teatrale “Modus Operandi”, e shkruar dhe vënë në skenë nga dramaturgu dhe regjisori Vladimir Doda, i cili merr pjesë edhe si aktor në shfaqje, së bashku me Loredana Gjeçin, Alesio Agjakun dhe Gledia Toma. Pjesa është ndërtuar mbi intervistime të personazheve të ndryshëm, kryesisht zejtarë, […]
Read more

Projekti arkeologjik në Gajtan: Zbulohet një faqe e re e historisë së paleolitit në Shkodër

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka bërë të ditur se gjatë muajit shtator në fshatin Gajtan, pranë fortifikimit të njohur si Qyteza e Gajtanit dhe shpellës me të njëjtin emër, është zhvilluar projekti kërkimor “Gajtan, kërkime arkeologjike paleolitike në Shqipëri”. Ky projekt u realizua në bashkëpunim mes Institutit të Arkeologjisë / Akademisë së Shkencave […]
Read more

Në Shpellën e Frashërit në Bajzë u zhvillua Takimi Mbarëkombëtar i Lahutarëve

Në ambientin piktoresk të Shpellës së Frashërit në Bajzë u zhvillua Takimi Mbarëkombëtar i Lahutarëve, një ngjarje që bashkoi artistë dhe interpretues të lahutës nga trojet shqiptare. Në këtë aktivitet kulturor morën pjesë lahutarë nga Shqipëria, Kosova, si dhe nga trevat shqiptare të Tuzit dhe Plavë-Gucisë. Ky takim shërbeu si një platformë për të ruajtur, […]
Read more

TAGS

TRENDING

error: Content is protected !!