Defekt në stacionin e pompave në Dobraç, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Shkodrës

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve ka njoftuar se një pjesë e qytetit të Shkodrës po përballet me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm, si pasojë e një defekti të shkaktuar nga mungesa e energjisë elektrike në stacionin e pompave në Dobraç.

Sipas njoftimit zyrtar, ekipet e terrenit të ujësjellësit, në bashkëpunim me OSHEE-në, kanë nisur punën për evidentimin dhe zgjidhjen e problemit, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal me ujë.

Autoritetet bëjnë apel për mirëkuptim nga qytetarët, ndërsa pritet që situata të normalizohet sapo të eliminohet defekti teknik.

Home » Aktualitet » Defekt në stacionin e pompave në Dobraç, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Shkodrës

Lajme te tjera

error: Content is protected !!