Degradimi i rrugës “Ura e Mesit – Bardhaj”, banorët: Është turp që lihet në këtë gjendje, kërkojmë ndërhyrje urgjente


Segmenti rrugor Ura e Mesit – Bardhaj, në Bashkinë Shkodër, ndodhet në gjendje të rënduar, duke u kthyer në një shqetësim të madh për banorët e zonës. Gropat e shumta të mbushura me ujë e bëjnë të vështirë qarkullimin, sidomos pas reshjeve të fundit, duke penguar lëvizjen e mjeteve dhe qytetarëve që përdorin këtë rrugë çdo ditë.

Kjo rrugë lidh disa fshatra me njëri-tjetrin, prandaj dëmtimi i saj po ndikon drejtpërdrejt në jetën e dhjetëra familjeve. Banorët shprehen të indinjuar dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga pushteti lokal.

“Është turp që rruga lihet në këtë gjendje. Ne i paguajmë taksat rregullisht dhe presim që bashkia të kujdeset për infrastrukturën”, – shprehet një nga banorët e zonës.

Megjithëse segmenti ndodhet vetëm pak kilometra larg qytetit të Shkodrës, banorët thonë se ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete për rehabilitimin e rrugës.

Ata i bëjnë apel Bashkisë Shkodër që të ndërhyjë sa më shpejt, për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes dhe për të garantuar lëvizjen normale në këtë aks të rëndësishëm rural. marre nga https://youtu.be/Y1KLtqvhSA8?si=hvU-zZxM8nX0xAF9


Lajme te tjera

error: Content is protected !!